Fjalitë që s’u pëlqejnë burrave t’i dëgjojnë nga gratë

30 Janar 2013 - 09:58      

Komunikimi ndërmjet burrit e gruas shpesh është i komplikuar. Ndërsa gratë vazhdimisht duan të kenë mirëkuptim nga burrat, burrat e kanë problem se të durojnë, të kënaqen ose të fshihen në qetësi.

Komunikimi ndërmjet burrit e gruas shpesh është i komplikuar. Ndërsa gratë vazhdimisht duan të kenë mirëkuptim nga burrat, burrat e kanë problem se të durojnë, të kënaqen ose të fshihen në qetësi.

Ja disa fjali që burrave nuk u pëlqen t’i dëgjojnë dhe që do t’ju kursejnë nga mundimet në komunikim:

“Do të duhej të bisedonim”.

Kjo është një nga ato fjali që paralajmëron lajme të këqija. Meshkujt pas kësaj fjalie shndërrohen në agjent të fshehtë, të ushtruar të mos zbulojë asnjë informatë vitale. Do të mbyllin gojën dhe të presin në panik të marrin vesh ku kanë gabuar. 

“S’e di çfarë do të bëja pa ty”, është një fjali që lejohet vetëm pas një lidhjeje shumëvjeçare, ose pasi të jetë ndrequr kompjuteri.

Fjalia “Pse nuk e pranon se s’ke lidhje dhe të heqësh dorë?”, që mund të dëgjohet pasi të ketë dështuar të ndreqë bojlerin, pavarësisht se meshkujt për disa punë nuk bëjnë, nuk u pëlqen ta dëgjojnë.

“Do të mund të ndiqnim bashkë orët e vallëzimit...”. Për qartësim: gratë e pëlqejnë vallëzimin, kurse burrat luajnë vetëm derisa janë beqarë. 

“Të dua”, tingëllon si një thirrje në moment ekzaltimi nga dashuria, që kërkon përqafim të shfrenuar, sakrificë duke qenë “i sëmurë”, por ndonjëri do të refuzojë me butësi duke i dërguar nga distanca të puthura.

Gratë mbajnë në mend të gjitha datëlindjet, përvjetorët... “Shpresoj ke bërë ndonjë plan për sot”,  ndodh ta gjejë të papërgatitur burrin, i cili kryesisht i mban në mend vetëm stinët.

“Lëre, kjo mund t’i ndodhë secilit!” mund të dëgjohet pas ndonjë disfate në ‘fushëbetejë’ ose dezertim në kulmin e ‘luftës’, që mund t’i ndodhë secilit mashkull, i cili ‘dështimet’ i përjeton si mossukses personal që nderin mund ta kthejë vetëm duke fituar “betejën”

Ku t’ju pyesin burrat çfarë ke, asnjëherë mos u përgjigjni “Asgjë s’kam”. Hapni shishen e shampanjës dhe më pastaj i thoni ku është problemi. 

“Më pëlqen që vetëm mund të rrimë në qetësi”. Këtë fjali mund ta shqiptoni sa të doni, meqë burrat kanë në veshë dëgjueset dhe duke shikuar ndonjë ndeshje, ose duke vrarë ndokë në lojën kompjuterike, që ju nuk u pëlqen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...