Michael Jordan, prapë pjesë e NBA-së?

30 Janar 2013 - 09:56      

Michael Jordan rikthehet në NBA, për herë të tretë.

Michael Jordan rikthehet në NBA, për herë të tretë.

Lajmi, vjen nga Carolina e Jugut, edhe pse zyrtarisht edhe më tutje nuk është publikuar.

I lindur më 1963, Jordan thuhet se është duke menduar t’ia bëjë vetes një dhurate duke shënuar ditëlindjen e tij të 50-të, të cilën do ta festoj me 17 shkurt.

Basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, dhuratën më të mirë thuhet se e ka rikthimin në parket për një ndeshje zyrtare në NBA.

Ai spekulohet se mund ta bëjë këtë me fanellën e Charlotte Bobcats, skuadër e cila aktualisht është pronë e tij.

Edhe pse tani për tani qarkullon vetëm si spekulim, mediet amerikane kanë njoftuar se ish legjenda e Chicago Bulls ka filluar një program të stërvitjeve intensive me ekipin e në rast të realizimit do të ishte rikthimi i tij i tretë në NBA pas atij më 1995 me Bulls dhe 2001 te Washington Wizards.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...