BQK-ja nis publikimin e pasqyrave për mikrofinancat

30 Janar 2013 - 09:29      

Banka Qendrore e Kosovës nga e marta do të nisë publikimet e zakonshme edhe për qarkullimet financiare të institucioneve mikrofinanciare, institucioneve që merren me lizing, si dhe statistikat mbi institucionet që merren me transferimin e parave. Publikimi i këtyre të dhënave, sipas BQK-së, bazohet në ligjin që rregullon operimin e këtij institucioni. Njëkohësisht, publikimi i këtyre të dhënave i është kërkuar BQK-së edhe nga

Prishtinë, 30 janar - Banka Qendrore e Kosovës nga e marta do të nisë publikimet e zakonshme edhe për qarkullimet financiare të institucioneve mikrofinanciare, institucioneve që merren me lizing, si dhe statistikat mbi institucionet që merren me transferimin e parave. Publikimi i këtyre të dhënave, sipas BQK-së, bazohet në ligjin që rregullon operimin e këtij institucioni. Njëkohësisht, publikimi i këtyre të dhënave i është kërkuar BQK-së edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Statistikat e publikuara mbi institucionet mikrofinanciare dhe institucionet që merren me lizing përfshijnë bilancin e gjendjes, kreditë sipas sektorëve institucionalë dhe ekonomikë, lizingun, kreditë e reja të lëshuara, normat efektive të interesit në kredi dhe bilancin e suksesit”, thuhet në një kumtesë të Bankës Qendrore.

Ndërkohë, statistikat e publikuara mbi agjencitë për transferimin e parave, sipas kumtesës së BQK-së, përfshijnë bilancin e gjendjes, transferimet ndërkombëtare dhe bilancin e suksesit, shkruan sot “Koha Ditore”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...