Kërkohet ndalimi i plotë i pirjes së duhanit në hapësirat publike

30 Janar 2013 - 09:08      

Të brengosur për pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, të brengosur për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të produkteve të duhanit në shkallë globale, e posaçërisht për shkallën e lartë të konsumimit të duhanit, Qendra për Zhvillim dhe Avokim e Kosovës (KADC) ka mbledhur afro 60 organizatat e shoqërisë civile nën një kauzë të përbashkët për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës që të miratojë nenet që ndalojnë qind për qind pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike. Këto organizata kanë kërkuar të kufizohet

Prishtinë, 30 janar - Të brengosur për pasojat shkatërruese për shëndetin, shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin, të brengosur për rritjen e konsumimit dhe prodhimit të produkteve të duhanit në shkallë globale, e posaçërisht për shkallën e lartë të konsumimit të duhanit, Qendra për Zhvillim dhe Avokim e Kosovës (KADC) ka mbledhur afro 60 organizatat e shoqërisë civile nën një kauzë të përbashkët për të kërkuar nga Kuvendi i Republikës që të miratojë nenet që ndalojnë qind për qind pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat publike. Këto organizata kanë kërkuar të kufizohet shitja e produkteve të duhanit, duke përfshirë ndalimin e ekspozimit të produkteve të duhanit në pikat e shitjes, ashtu siç parashihet me nenin 9 në përgjithësi dhe nenin 9.2 në veçanti, ndalimin e reklamimin, sponsorimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. Këto nene, sipas tyre, sigurojnë mbrojtjen e politikave të kontrollit të duhanit nga interesat komerciale të industrisë së duhanit nëpërmjet kufizimit të ndërveprimeve mes Qeverisë dhe industrisë së duhanit.

(Më gjerësisht sot në “Koha Ditore”) 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...