AAK-ja ndërron diskursin, do shkarkimin e Qeverisë

30 Janar 2013 - 08:23      

Lëvizja “Vetëvendosje” që e ka quajtur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) patericë të ekzekutivit, mund ta ketë aleat këtë subjekt politik, në përpjekjen për ta rrëzuar Qeverinë me mocion. Partia e Ramush Haradinajt për herë të parë të martën ka thënë se të 12 votat që ka në Kuvend do t’i vinte në dispozicion pro mocionit.

Prishtinë, 30 janar – Lëvizja “Vetëvendosje” që e ka quajtur Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) patericë të ekzekutivit, mund ta ketë aleat këtë subjekt politik, në përpjekjen për ta rrëzuar Qeverinë me mocion. Partia e Ramush Haradinajt për herë të parë të martën ka thënë se të 12 votat që ka në Kuvend do t’i vinte në dispozicion pro mocionit.

“Vetëvendosja” prej kohësh ka ndërmarrë iniciativën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Mirëpo, përpos deputetëve të saj, kurrkush nuk e ka mbështetur me nënshkrime, dhe për pasojë nuk ka mundur të vihet në rend dite. Tash, AAK-ja ka thënë të jetë e gatshme për të dhënë votën e saj, sikur të kishte garanci se ai do të votohej suksesshëm.

“Në momentin që ne jemi të bindur se Qeveria nuk e ka shumicën në Kuvend dhe mocioni i mosbesimit do të dalë i suksesshëm, ne mund ta votojmë atë”, i ka thënë gazetës Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm në AAK. “Disa ligje me rëndësi ata i kanë kaluar me vota të veta. Edhe mocionin për rrëzimin e mocionit të reciprocitetit e kanë kaluar me vota të veta. Ne duhet me e pa nëse ata faktikisht apo në praktikë dështojnë t’i kalojnë politikat e veta, atëherë kjo nënkupton që nuk e kanë shumicën. Ne jemi të gatshëm dhe ne po kërkojmë ta ndërrojmë Qeverinë”.

Bazuar në Kushtetutë, nëse mbi 60 deputetë votojnë një mocion të mosbesimit për Qeverinë në tërësi, atëherë Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Po kështu, Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.

(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...