Belkin e merr Linksys

29 Janar 2013 - 21:08      

Belkin zyrtarisht ka deklaruar marrjen e sektori të Ciscos për zgjidhjen e rrjetave të shtëpisë. Me këtë hap Belkin fiton edhe sektorin e Linksys, me të cilin kompania planifikon të mbajë 30 për qind të tregut të zgjidhjeve të rrjetit për përdoruesit e shtëpisë dhe kompanitë më të vogla në SHBA.

Belkin zyrtarisht ka deklaruar marrjen e sektori të Ciscos për zgjidhjen e rrjetave të shtëpisë. Me këtë hap Belkin fiton edhe sektorin e Linksys, me të cilin kompania planifikon të mbajë 30 për qind të tregut të zgjidhjeve të rrjetit për përdoruesit e shtëpisë dhe kompanitë më të vogla në SHBA.Belkin përmend se si ende do të ofrohet mbështetja dhe garancia për pronarët eksitus të produkteve Linksys dhe do të shtohet përfaqësimi në tregun e pajisjes për rrjet për përdoruesit e shtëpisë. Belkin ka ndërmend të mbajë emrin e tregut Linksys, ndërsa lajmëron dhe bashkëpunim strategjik me Ciscon në fushën e prodhimit të produkteve, marketingut dhe zhvillimit të produkteve për ofruesit e shërbimeve të rrjetit.

Cisco që në mes të dhjetorit të vitit të kaluar ka lajmëruar tërheqjen nga tregu me pajisje të rrjetit për përdoruesit e shtëpisë dhe fokusim më të madh në zgjidhjet për segmentin profesional dhe të biznesit. Cisco ka blerë Linksys në vitin 2001 për 500 milionë dollarë, ndërsa si ndihmë në gjetjen e pronarit të ri ka angazhuar edhe bankën Barclays. Marrja e Linksys nga Belkin duhet të jetë zyrtarisht e përfunduar deri në fund të marsit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...