Vdekje e dyshimtë e Hamdi Sopës, zyrtar në Kryeministri

29 Janar 2013 - 18:33      

(E plotësuar)Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga

Prishtinë, 29 janar – (E plotësuar)Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite, në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit.Policia e Kosovës bëri të ditur se Hamdi Sopa, 59-vjeçar, ka gjetur vdekjen, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese, në rrugën “Agim Ramadani", në lagjen Aktash, në Prishtinë.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen, ndërsa policia është duke e trajtuar këtë rast si vdekje e dyshimtë.
“Ekipet përkatëse janë duke e trajtuar këtë si në rrethana të pasqaruara. Ka mundësi që personi të jetë rrëzuar nga katet e epërme të një ndërtese aty. Ka mundësi që ta ketë shtyrë dikush, ose ka mundësi që të jetë vetëvrasje”, ka thënë për Telegrafin, Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë e Kosovës.
Zyra e Kryeministrit e konfirmon se personi i vdekur është Hamdi Sopa, duke u bazuar në deklaratën e policisë.
“Jemi të tmerruar nga ky lajm”, tha Arianit Bytyqi, shef i Zyrës për Informim të Kryeministrisë, për Gazetën Jeta në Kosovë.
“Ai dje ka qenë në zyrë dhe gjendja e tij emocionale ka qenë e mirë”, u shpreh Bytyçi.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...