Për kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike, dënime 2-10 mijë euro

29 Janar 2013 - 18:12      

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka vendosur shumën e dënimeve për kompanitë që janë të vendosura në zonat ekonomike dhe që ato i shkelin rregullat e funksionimit në to. Shuma e vendosur sillet nga 2 mijë deri në 10 mijë euro. Instituti GAP vlerëson se më mirë është të merren me

Prishtinë, 29 janar - Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka vendosur shumën e dënimeve për kompanitë që janë të vendosura në zonat ekonomike dhe që ato i shkelin rregullat e funksionimit në to. Shuma e vendosur sillet nga 2 mijë deri në 10 mijë euro. Instituti GAP vlerëson se më mirë është të merren me largimin e procedurave burokratike, sesa të vendosin dënime.Kompanitë që shkelin rregullat e zonave ekonomike pritet të marrin dënime që tejkalojnë shumën nga 2 mijë deri në 10 mijë euro.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, në të cilin është zhvilluar një debat i gjatë mes anëtarëve, raporton KTV.

Mirëpo, me këtë ndryshim nuk po pajtohet Instituti GAP, i cili ka bërë një analizë në lidhje me funksionimin e zonave ekonomike, në të cilat institucionet e vendit kanë harxhuar miliona euro në investime.

Sipas tyre, këto zona ekonomike nuk mund të jenë të suksesshme për shkak të procedurave të shumta burokratike, që kanë ndikuar në largimin e kompanive.

Instituti vlerëson se e vetmja zonë ekonomike që ka mundur të funksionojë si duhet deri tash është ajo e ndërtuar në komunën e Suharekës, në të cilën janë të punësuar rreth 400 persona.





 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...