Ban Ki-moon: Koha që të zgjidhet kontesti i emrit për Maqedoninë

29 Janar 2013 - 18:04      

“Është koha të zgjidhet kontesti i emri për Maqedoninë. Palët të dialogojnë dhe të zgjidhin këtë problem”, kështu ka deklaruar Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, në konferencën e parë për

New York, 29 janar - “Është koha të zgjidhet kontesti i emri për Maqedoninë. Palët të dialogojnë dhe të zgjidhin këtë problem”, kështu ka deklaruar Sekretari i OKB-së, Ban Ki-moon, në konferencën e parë për shtyp për vitin 2013.  “Inkurajoj edhe një herë të dy vendet që përmes dialogut dhe vizionit të zgjidhin këtë kontest dhe të sigurojnë raporte të mira afatgjatë, dhe të përforcojnë stabilitetin në rajon”, ka deklaruar Ban, disa orë para takimit të ndërmjetësit Methju Nimic me dy negociatorët, Jolevski dhe Vasilakis.  Sipas Sekretarit të OKB-së, çështja e emrit po ndikon një kohë të gjatë në stabilitetin e rajonit. “Gjatë vizitës sime në korrik nënvizova rëndësinë e zgjidhjes së kësaj çështjeje sa më shpejt të jetë e mundur”, është shprehur ai. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...