Kandiq: Kosova ta shfrytëzojë pranimin e fajit nga Ojdaniq

29 Janar 2013 - 16:10      

Gjykata e Hagës ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dënimin prej 15 viteve burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Ish drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd Natasa Kandiq ka thënë për Radio Kosovën, programi në

Beograd, 29  janar - Gjykata e Hagës ka njoftuar se gjenerali serb Dragolub Ojdaniq ka pranuar dënimin prej 15 viteve burg për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës më 1999. Ish drejtoresha e Fondit për të drejtën humanitare në Beograd Natasa Kandiq ka thënë për Radio Kosovën, programi në gjuhën serbe, se pranimi i fajit është shumë me rëndësi, pa marrë parasysh se kjo mund të lidhet me të drejtën e Ojdaniqit që pas dy të tretave të kohës së vuajtjes së dënimit, të kërkojë lirimin.“Pranimi se është fajtor nga ana e Ojdaniqit, në të gjitha pikat e aktakuzës për të cilat është gjykuar, paraqet pranimin e parë të fajit nga dikush me një gradë të lartë ushtarake. Ai e pranon fajin për pjesëmarrje në krimet,e që synimi ka qenë deportimi i popullatës shqiptare nga Kosova. Ai i pranon vrasjet masive, djegien e pronës, ka pranuar krime të rënda që janë vlerësuar si krime kundër njerëzimit. Ojdaniqi ndoshta është motivuar për shumë arsye pragmatike”, tha Kandiq.

Kandiq vlerëson se pranimin e fajit nga ana e Ojdaniqit, Qeveria e Kosovës do ta shfrytëzoj në dialogun që po mbahet në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

“Unë mendoj që këtë situatë pala kosovare dhe kryeministri Hashim Thaçi do ta shfrytëzojnë në dialogun me Serbinë. Nga ana tjetër, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ndoshta do të shërbehet më faktin se Ojdaniq është njeri i moshuar, i sëmurë dhe që ai nuk ka të ardhme profesionale. Megjithatë unë mendoj se me pranimin e fajit, Ojdaniq ka hapur rrugë për bisedime”, tha Kandiq.

Gjykata e Hagës ish gjeneralin e ushtrisë së Serbisë, Dragolub Ojdaniq e ka dënuar me 15 heqje lirie për shkak të krimeve që i ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...