Lugina s’do të jetë temë dialogu mes Beogradit e Prishtinës

29 Janar 2013 - 15:47      

Shefi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq ka deklaruar se drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk do të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. ”Drejtat e askujt nuk janë rrezikuar dhe të gjitha tensionet po shkaktohen artificialisht. Ne po përkthejmë librat në gjuhën shqipe, gjithsej 77, po sigurojmë bursa, po organizojmë shkollime gratis të serbishtes”, tha Stankoviq për shtypin e sotëm.

Beograd, 29 janar  - Shefi i Trupit Koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës Zoran Stankoviq ka deklaruar se drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk do të jetë temë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. ”Drejtat e askujt nuk janë rrezikuar dhe të gjitha tensionet po shkaktohen artificialisht. Ne po përkthejmë librat në gjuhën shqipe, gjithsej 77, po sigurojmë bursa, po organizojmë shkollime gratis të serbishtes”, tha Stankoviq për shtypin e sotëm.

”Tash duhet t’i kthehemi projekteve që do t’i kontribuojnë rimëkëmbjes së mëtejme të kësaj zone të vendit, dhe kjo do të ndikojë plotësisht në uljen e tensioneve”, transmeton qik-u pohimet e  Stankoviqit.

Sipas tij, në Luginën e Preshevës nuk ka ndërprerje të projekteve, qëllimi i të cilave është përmirësimi i jetës së njerëzve në ato tri komuna. “Gjatë vitit të kaluar në Preshevë dhe Medvegjë janë investuar 222 milionë dinarë dhe janë përmbushur të gjitha detyrat e parashtruara. Projektet më të rëndësishme janë ndërtimi i fazës së parë të akusherisë jashtëspitalore në Preshevë, përgatitja e lokacionit për ndërtimin e repartit të Fakultetit Ekonomik nga Subotica, ndarja e 100 milionë dinarëve për hapjen e vendeve të reja të punës në vitin e kaluar”, tha Stankoviq.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...