Fajon: Ballkani, progres drejt integrimit në BE

29 Janar 2013 - 15:02      

Shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në periudhën e kaluar kanë bërë hapa vendimtarë në rrugën drejt BE-së, konsideron raportuesja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.

Sarajevë, 29 janar - Shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në periudhën e kaluar kanë bërë hapa vendimtarë në rrugën drejt BE-së, konsideron raportuesja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, eurodeputetja sllovene Tanja Fajon.

"Vitin e kaluar kishte shumë lëvizje pozitive në vendet e përfshira me procesin e zgjerimit. Përveç atyre që u dedikohen Kroacisë, Malit të Zi dhe Serbisë, rezultate pozitive janë arritur edhe në Maqedoni, ku dialogu i nivelit të lartë me autoritetet në Shkup solli deri në përqendrim më të ashpër të reformave. Dialogu midis Qeverisë dhe opozitës në Shqipëri solli deri në fund të bllokadës politike, ndërsa miratimi i reformave zgjedhore dhe parlamentare me të madhe do ta sendërtonte këtë progres", thekson Fajon në kolumnën e saj në portalin boshnjak "Qendra edukative evropiane".



Fajon më tej në tekst konstaton se nga të gjitha vendet në rajon vetëm në BeH nuk ka progres, ndërsa vende ende nuk ka dorëzuar aplikim për anëtarësim në BE, për çka, sipas saj, përgjegjësi mbajnë politikanët, transmeton Zeri. Qytetarët e BeH-së meritojnë politikë kredibile, të cilët shteti do ta çojë në rrugën e reformave drejt integrimit në BE", vlerëson Fajon.



Sipas saj, në qoftë se i përmbush kushte që janë të vendosura sipas saj, BeH-ja do të mundet që "deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2013 të dorëzojë aplikim kredibil për anëtarësim në BE". "Për BeH-në viti 2012 ishte vit i humbur dhe tani është koha që të bëhet një hap përpara, hap i cili BeH-në pa kthim do ta çonte në rrugën evropiane", konsideron Fajon. 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...