Çiljeta ‘përshëndet’ edhe Greqinë si Serbinë me “F*ck Greece”

29 Janar 2013 - 13:34      

Çiljeta Xhilaga, si duket është kapluar nga emocionet e lindjes së fëmijës së parë, pasi që, kohëve të fundit, ‘përshëndetja’ më e shpeshtë e saj për fqinjët tanë, Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë me “F*ck”.

Tiranë, 29 janar -  Çiljeta Xhilaga, si duket është kapluar nga emocionet e lindjes së fëmijës së parë, pasi që, kohëve të fundit, ‘përshëndetja’ më e shpeshtë e saj për fqinjët tanë, Kosovës dhe Shqipërisë, ka qenë me “F*ck”.

Pasi ditë më parë ‘përshëndeti’ Serbinë me fjalët “F*ck Serbia” për heqjen e lapidarit të ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, ajo të njëjtën porosi pati edhe për Greqinë.

“Sapo pash një intervistë të Papas te News24. Ai njeri duhet dënuar me burg dhe jo vetëm, për dezinformim dhe shtrembërim të fakteve historike. Mjerë Greqia që përfaqësohet nga një diabolik si ai. E tmerrshme. Pash në fjalët e tij një urrejtje për shqiptarët. Ajo që më acaroi më shumë ishte mënyra se si ai injorant grek prekte flamurin tonë. E pra dua t’i them atij dhe të gjithë grekëve që shqiptarët kanë ekzistuar”, ka shkruar Çili, duke e përfunduar me një fjali të këndshme: “Një gjë s’mund që lë thënë, F*ck Grecce”.

Ky reagim i Çiljetës erdhi pas intervistë së transmetuar në televizionin News24, ku, përpara gazetarit Artur Zheji, u rrëfyesi asnjëherë më parë, ideologu neonazist i Agimit të Artë, Kristo Papas. Ai, mes tjerash, ka thënë se për Greqinë, “Epiri është Një dhe për ne ekziston Një Epir që është grek dhe një pjesë e tij në këto momente ndodhet në duar të huaja, në duart e shtetit shqiptar”.

“Ndërgjegjja shqiptare, ndërgjegjësimi kombëtar shqiptar është një fenomen i cili u shfaq në fillimet apo nga fundi i shekullit të 19, madje nëse doni u shfaq në fillimet e shekullit të 20 dhe është një ndërgjegje kombëtare e imponuar nga fuqitë e mëdha si Italia apo Austro- Hungaria. U mbështetet si popull në gjurmë të huaja, të vjedhura, nuk keni gjurmën tuaj. Edhe Heroi juaj Kombëtar është Jorgjo Kastriotis, një feudal grek i helenizmit mesjetar. Edhe ish-mbreti juaj, gjyshi i pasardhësit të fronit të Zogut, Zoti Leka, pranon në intervistën e tij në vitin 1931 sa më poshtë: “Pranoj se në të vërtetë brenda mbretërisë së shqiptarëve ka edhe vende ende greke si Korça, Himara, Dhrovjan, Gjirokastra dhe disa të tjerë”, ka thënë Papas, duke u shprehur madje se “jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë”.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...