Gina Lollobrigida, e martuar pa dijeninë e saj

29 Janar 2013 - 13:03      

“Mund të isha mashtruar nga Javier: një njeri i poshtër, që mund të ishte martuar pa prokurë në Spanjë, pa dijeninë time dhe pa konsensusin tim me qëllim që të trashëgonte pasuritë e mia pas vdekjes. Dua të hedh dritë mbi këtë çështje”, thotë aktorja italiane me famë botërore, Gina Lollobrigida, e cila ka denoncuar një spanjoll 44-vjeçar, ish-i dashuri i saj, transmeton ‘Shekulli’ shkrimin e ANSA-as. Aktorja dje në Romë ka paraqitur denoncimin në polici ndaj burrit në fjalë dhe sipa

Romë, 29 janar - “Mund të isha mashtruar nga Javier: një njeri i poshtër, që mund të ishte martuar pa prokurë në Spanjë, pa dijeninë time dhe pa konsensusin tim me qëllim që të trashëgonte pasuritë e mia pas vdekjes. Dua të hedh dritë mbi këtë çështje”, thotë aktorja italiane me famë botërore, Gina Lollobrigida, e cila ka denoncuar një spanjoll 44-vjeçar, ish-i dashuri i saj, transmeton ‘Shekulli’ shkrimin e ANSA-as. Aktorja dje në Romë ka paraqitur denoncimin në polici ndaj burrit në fjalë dhe sipas denoncimit, spanjolli ishte martuar me aktoren ‘me prokurë’ në Barcelonë, pasi kishte marrë prokurën e aktores nga një tjetër dokument. Pas disa hetimeve, të bëra bashkë me menaxherin e saj, Andrea Piazzolla, Lollobrigida ka zbuluar në internet edhe mashtrime të tjera të burrit në fjalë me njerëz të tjerë. Aktorja pati një lidhje me 44-vjeçarin në vitet 2006-2007. “Kam kaluar një periudhë të vështirë – ka shpjeguar aktorja 85-vjeçare – dhe mendova se duke ndryshuar jetën time do të dilja nga depresioni, por nuk i kam dhënë kurrë pëlqimin për martesë. Çështja është dërguar edhe për hetime ndërkombëtare”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...