Napoli e Milani në garë për Xherdan Shaqirin

29 Janar 2013 - 09:25      

Dy skuadrat italiane Napoli e Milan, janë shprehur të gatshme që gjatë verës së këtij viti ta transferojnë mesfushorin kosovar të Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, shkruan të martën "calciomercato.it". Sipas kësaj uebfaqeje, të mbështetur nga burimet e saj brenda klubit gjerman, trajneri i ardhshëm, Pep Guardiola mund ta shesë Shaqirin për të synuar blerjen e mesfushorit turk të Atletico Madridit, Arda Turan. "Ardhja e Arda Turanit do t'ia mbyllte të gjitha hapësirat lojtarit të ri të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili tashmë ë

Dy skuadrat italiane Napoli e Milan, janë shprehur të gatshme që gjatë verës së këtij viti ta transferojnë mesfushorin kosovar të Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, shkruan të martën "calciomercato.it".

Sipas kësaj uebfaqeje, të mbështetur nga burimet e saj brenda klubit gjerman, trajneri i ardhshëm, Pep Guardiola mund ta shesë Shaqirin për të synuar blerjen e mesfushorit turk të Atletico Madridit, Arda Turan. "Ardhja e Arda Turanit do t'ia mbyllte të gjitha hapësirat lojtarit të ri të Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili tashmë është duke luajtur pak.

Milani e Napoli janë të gatshëm ta sjellin lojtarin zviceran në Serie A", shkruan "calciomercato.it". Shaqiri 21-vjeçar gjatë verës së vitit të kaluar u transferua te Bayern Muencheni nga skuadra zvicerane, Basel. Me Bayernin ka kontratë deri në vitin 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...