Elvir Muriqi i kthehet ringut më 15 mars

28 Janar 2013 - 10:09      

Njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë në boksin profesionist, Elvir Muriqi, më 15 mars do të rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajve dhe përballë pritet të ketë boksierin amerikan, Rayco Saunders. Dueli do të zhvillohet në New Jersey, ndërsa është parashikuar të jetë në tetë raunde.

Prishtinë, 28 janar - Njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë në boksin profesionist, Elvir Muriqi, më 15 mars do të rikthehet në ring pas një pauze prej 15 muajve dhe përballë pritet të ketë boksierin amerikan, Rayco Saunders. Dueli do të zhvillohet në New Jersey, ndërsa është parashikuar të jetë në tetë raunde.

"Jam përgatitur mjaft mirë. Po ndihem shumë mirë dhe kur të vijë dita do të jem në formën më të mirë. Do të boksoj edhe më mirë se që kam boksuar përpara", ka thënë Muriqi, të dielën për gazetën.

Muriqi deri më tash ka 39 fitore (24 KO) dhe pesë humbje. Luftën e tij të fundit ai e ka zhvilluar më 10 dhjetor të vitit 2011, kur mposhti me nokaut teknik në raundun e dytë amerikanin Chris Grays.

Muriqi së fundi ka firmosur kontratë me menaxherin amerikan Greg Cohen.

(Më gjerësisht në “Kohën Ditore”)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...