Kuvendi pa kuorum, RTK-ja e KPM-ja pa borde

24 Janar 2013 - 20:07      

Seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në orët e pasdites, duke dështuar edhe zgjedhja e anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Media dhe të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Prishtinë, 24 janar - Seanca e plenare e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë në orët e pasdites, duke dështuar edhe zgjedhja e anëtarëve të bordit të Komisionit të Pavarur për Media dhe të bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Në procesin e votimit të fshehtë, në rundin e parë është arritur që të zgjidhet vetëm Besa Bytyqi, anëtare e Bordit të RTK-së, kurse më pas janë ndërprerë punimet e seancës.

Në garë për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së janë Blerta Zeqiri, Ibrahim Kadriu, Murat Musliu dhe Mustafë Halili.

Ndërkohë, në garë për anëtarë të Këshillit të Pavarur të Mediave janë Luljeta Vuniqi dhe Safete Rugova.

Ndërkaq, për një anëtar të Këshillit të Mediave nga minoritetet janë në garë Millosav Saviq dhe Vesna Jovanoviq.

Në mungesë kuorumi mbledhja e Kuvendit u ndërpre për të vazhduar punimet ditën e premte. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...