Nëntëvjeçari Pranav është eksperti më i ri i certifikuar për Microsoft

23 Janar 2013 - 16:08      

Nëntëvjeçari me prejardhje indiane - Pranav Kalyan, i cili ndjek klasën e katërt të shkollës fillore në Kaliforni, është bërë eksperti më i ri i certifikuar për teknologjitë e Microsoftit (MCTS) me test të kaluar ASP.NET Framework 3.5.

Nëntëvjeçari me prejardhje indiane - Pranav Kalyan, i cili ndjek klasën e katërt të shkollës fillore në Kaliforni, është bërë eksperti më i ri i certifikuar për teknologjitë e Microsoftit (MCTS) me test të kaluar ASP.NET Framework 3.5. Para tij këtë e ka arritur edhe Babar Iqbal nga Dubai, i cili provimin MCTS e ka kaluar me 12 vjet. Në një bisedë për Times of India, babai krenar i Pranav deklaroi që si fëmijë Pranacv ishte më shumë i interesuar për kompjuterët se sa për lodrat, dhe që njohja e hershme e matematikës i ka ndihmuar që qysh në vitin e gjashtë të fillojë të shkruajë programe të vogla kompjuterike.

Pasi që ka zotëruar HTML-në e thjeshtë, Pranav vendosi të futet në provimin për MCTS. Për këtë është përgatitur intensivisht 18 muaj, duke i kaluar edhe deri tetë orë në ditë para kompjuterit gjatë pushimeve dhe festave.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...