Besa po kthen "gjeneratën e artë"

23 Janar 2013 - 15:57      

Skuadra pejane e futbollit, Besa, synon që në pranverë të ketë paraqitje shumë më të mira se në vjeshtë. Për të arritur këtë synim, Besa do të bazohet në futbollistë me cilësi të konfirmuara tashmë. Klubi pejan, të martën, ka arritur marrëveshje për një vit me mesfushorin Mensur Duraku. Më herët ka angazhuar edhe Fisnik Gashin, Krenar Vokshin, Fisnik Papuçin e Fetim Kasapin, të cilët bashkë me disa të tjerë ndihmuan ekipin që për një kohë të dominojë në futbollin kosovar, kur fitoi edhe tre tituj kampioni e dy kupa.
Burime të gazetës bëjnë t

Prishtinë, 23 janar - Skuadra pejane e futbollit, Besa, synon që në pranverë të ketë paraqitje shumë më të mira se në vjeshtë. Për të arritur këtë synim, Besa do të bazohet në futbollistë me cilësi të konfirmuara tashmë. Klubi pejan, të martën, ka arritur marrëveshje për një vit me mesfushorin Mensur Duraku. Më herët ka angazhuar edhe Fisnik Gashin, Krenar Vokshin, Fisnik Papuçin e Fetim Kasapin, të cilët bashkë me disa të tjerë ndihmuan ekipin që për një kohë të dominojë në futbollin kosovar, kur fitoi edhe tre tituj kampioni e dy kupa.

Burime të gazetës bëjnë të ditur se marrëveshja është arritur edhe me mesfushorin e Ferronikelit, Dukagjin Gashi.

"Kemi arritur marrëveshje njëvjeçare me mesfushorin Mensur Duraku, i cili do të bartë fanellën e Besës. Kemi qenë në bisedime me një malazez, por nuk ka diçka konkrete rreth tij. Sa i përket Arjan Jasiqit, kemi biseduar vetëm një herë me të, por më nuk jemi dëgjuar, pasi nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët rreth kushteve", ka thënë drejtori i klubit Besa, Bekim Shoshi.

Marrëveshjen e ka konfirmuar edhe vetë futbollisti. Ai të martën për gazetën tha se ka pasur edhe disa oferta, por dëshira e tij ka qenë që t'i bashkohet gjeneratës që për tri vite rresht qe shpallur kampione e Kosovës.

"Kam arritur marrëveshje për një vit dhe jam shumë i lumtur që jam kthyer te Besa. Gjetëm një gjuhë të përbashkët dhe jam i kënaqur me kushtet e ofruara. Kam pasur oferta edhe nga klubet e tjera, por nuk kam mundur ta refuzoj ofertën e Besës. Është kënaqësi që po bashkohemi prapë", ka thënë Duraku.

Pjesën vjeshtore, Besa e ka mbyllur në vendin e tetë me 21 pikë. Në pjesën pranverore, synim kryesor i skuadrës do të jetë triumfi në Kupën e Kosovës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...