Truri i ndërmarrësve punon ndryshe

23 Janar 2013 - 15:47      

Kur marrin vendime, ndërmarrësit më së shpeshti përdorin të dy anët e trurit, ka treguar studimi të cilin e kanë kryer shkencëtarët e Massachusetts Institute of Technology (MIT).
Truri ynë ka dy strategji themelore për zgjidhjen e problemeve. Eksploatimi paraqet shfrytëzimin e përparësisë të cilën na jep dija e marrë më herët, duke u koncentruar në detyrën e caktuar me qëllim të përmirësimit të performancave dhe efikasitetit. Eksplorimi nënkupton devijimin nga detyra për t’ia mundësuar trurit tonë që në mënyrë fleksibile të sorollatet në mes alternativave.
Në kohën e sotme lidershipi kërkon trurin, i cili

Në kohën e sotme lidershipi kërkon trurin, i cili mund të kalojë nga një strategji në tjetrën kur është nevoja për këtë gjë. Studimi i ri i MIT sugjeron që tipat e tillë të personalitetit në të njëjtën kohë duhen të përdorin anën kreative dhe logjike të trurit.

Me skanimin e trurit të 63 personave të cilët kanë luajtur lojëra në automate është treguar që ndërmarrësit më shpesh aktivizojnë të dy anët e korteksit të tyre frontal. Menaxherët kryesisht kanë përdorur anën e majtë të trurit, e cila është e lidhur me logjikën dhe mendimin struktural. Ana a djathtë është e lidhur me kreativitetin dhe emocionet.

Këtu rol kyç nuk luan marrja e suksesshme e vendimeve, por tajmingu, respektivisht ndjenja për atë se kur duhet të kalohet në njërën nga dy format e të menduarit.

Në studimet e mëtejshme është e nevojshme të hulumtohet nëse truri i ndërmarrësve funksionon në këtë mënyrë sepse ata janë mësuar me këtë apo personat me tru kaq koherent kanë më shumë shanse për të përfunduar si ndërmarrës.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...