Fillojnë punimet Forumi i Davosit

23 Janar 2013 - 13:44      

Kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, ai rus, Dmitry Medvedev, dhe italian, Mario Monti, do të kryesojnë Forumin Botëror Ekonomik në Davos, transmeton KTV.

Davos, 23 janar- Kancelaria gjermane, Angela Merkel, kryeministri britanik David Cameron, ai rus, Dmitry Medvedev, dhe italian, Mario Monti, do të kryesojnë Forumin Botëror Ekonomik në Davos, transmeton KTV.

Katër liderët evropianë do të fokusojnë vëmendjen te mënyrat për rikuperimin e rimëkëmbjes ekonomike. Në forumin që do të mbahet nga 23 janari deri më 27 janar do të marrin pjesë më shumë se 50 shefa të shteteve dhe qeverive dhe më shumë se njëmijë udhëheqës të kompanive botërore.

Tema kryesore e forumit tradicional në Davos është “dinamizmi rezistent”, në të cilin do të debatohet për nevojën që qeveritë dhe ndërmarrjet të zhvillojnë strategji, të cilat do të mundësojnë funksionimin normal të sistemeve në raste katastrofash natyrore.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...