Rabini dënohet me 103 vjet burg për abuzim seksual

23 Janar 2013 - 13:34      

Një rabin hebre është dënuar me 103 vjet burg, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me një paciente në Bruklin.
Gjykata e lartë në Nju-Jork vendosi që rabini 54 vjeçar ishte fajtor dhe për akuza të tjera që kishin të bënim me ngacmime seksuale ndaj fëmijëve. Maksimumi i dënimit parashikonte 117 vjet burg. Procesi gjyqësor është përqendruar në he

Nju-Jork, 23 janar - Një rabin hebre është dënuar me 103 vjet burg, pasi u shpall fajtor për abuzim seksual me një paciente në Bruklin.

Gjykata e lartë në Nju-Jork vendosi që rabini 54 vjeçar ishte fajtor dhe për akuza të tjera që kishin të bënim me ngacmime seksuale ndaj fëmijëve. Maksimumi i dënimit parashikonte 117 vjet burg. Procesi gjyqësor është përqendruar në hetimet që kanë zgjatur tre vjet, transmeton abcnews njoftimet. Në vitin 2007 familja e viktimës kishte punësuar rabinin, edhe pse ai nuk kishte një licencë mjekësore për të kuruar vajzën e tyre 12 vjeçare. Prokuroria ka vërtetuar se Ueberman ka akuzuar me vajzën gjatë këtyre viteve.

"Vendimi i saj për të denoncuar rastin ishte shumë i vështirë, por e mbështetëm të gjithë, e sidomos rabinët e tjerë në komunitetin tonë.

Por ka pasur dhe një pjesë të komunitetit që ka dalë në mbrojtje të Ueberman, madje duke hapur një fond për të paguar avokatin e tij. Procesi është shënuar nga shumë incidente, kërcënime ndaj dëshmitarëve, por edhe publikimit të fotografisë së viktimës në Tuiter.

"Ne ende marrim kërcënime. Por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Jemi këtu për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve tanë.

Në Bruklin jeton dhe komuniteti më I madh I hebrenjve ultra ortodoksë, më shumë se 250 mijë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...