Mustafa i Preshevës nuk do konfrontim me Thaçin

23 Janar 2013 - 13:09      

Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nuk është i prirë që të komentojë nëse shqiptarët është dashur të kundërshtojnë më vendosmërisht heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ashtu siç vlerëson kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk janë të interesuar që të konfrontohen me liderët shqiptarë, e as me Thaçin, sepse adresa e vërtetë e kundërshtarëve është treshja: Nikoliq, Daçiq e Vuçiq.

Preshevë, 23 janar - Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa nuk është i prirë që të komentojë nëse shqiptarët është dashur të kundërshtojnë më vendosmërisht heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ashtu siç vlerëson kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk janë të interesuar që të konfrontohen me liderët shqiptarë, e as me Thaçin, sepse adresa e vërtetë e kundërshtarëve është treshja: Nikoliq, Daçiq e Vuçiq.

“Adresa e qartë e kundërshtarëve të shqiptarëve është treshja e zyrtarëve të lartë serbë, presidenti Tomislav Nikolic, kryeministri Ivica Daçiq dhe zv/kryeministri Aleksandar Vuçiq. Nuk është në interesin tonë që të komentojmë situatat që kanë kaluar dhe të konfrontohemi me kolegët tanë shqiptarë”, ka thënë Mustafa.

Në një intervistë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se është zhgënjim dhe turp i madh që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së.

Xhandarmëria serbe ka hequr monumentin të dielën e ka kaluar, pa u përballur me kundërshtimin e shqiptarëve.

Vetëm një ditë më pas, në Preshevë ka pasur një protestë të madhe kundër këtij veprimi të autoriteteve serb

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...