Vrasje në Tiranë

23 Janar 2013 - 11:57      

Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në momentin që po futej në automjetin e tij “BMW” me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës, transmeton TCH.
Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa të pranishmit në vendngj

Tiranë, 23 janar - Ekzekutohet me armë zjarri Admirim Sako, ish-shoferi i Elton Deliut, i vrarë në muajin dhjetor të vitit 2008. 40-vjeçari është qëlluar në momentin që po futej në automjetin e tij “BMW” me targa AA 678 BR. Burime nga Policia e Tiranës thanë se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:00 në afërsi të Gjykatës Civile të Tiranës, transmeton TCH.

Mësohet se dy persona e kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar me shpejtësi drejt rrugës “Myslym Shyri”, ndërsa të pranishmit në vendngjarje e kanë transportuar 40-vjeçarin në Spitalin Ushtarak, ku ka ndërruar jetë disa orë më vonë. Një grup hetimor është ngritur për këtë ngjarje dhe paraprakisht ka dyshime se ngjarja mund të jetë për larje hesapesh mes bandave të trafikut të narkotikëve, ku bënte pjesë edhe Deliu.

Megjithatë, burimet policore thanë se po hetojnë fillimisht për rrethanat e ngjarjes së mbrëmshme, për identifikimin e autorëve. Në vendngjarje janë marrë në pyetje dhjetëra persona, të cilët kanë sqaruar se automjeti është sulmuar befasisht. Dëshmitarët kanë dhënë sqarime në polici, ndërsa hetuesit kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, për ndonjë konflikt të mëparshëm të 40-vjeçarit. Ngjarja në fjalë vjen disa javë pasi Admirim Sakos i janë sekuestruar disa pasuri, të cilat dyshoheshin se ishin vënë nga paratë e drogës, të fituara nga Elton Deliu.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...