Vdes ylli shqiptar i futbollit amerikan

23 Janar 2013 - 11:49      

Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013,përderisa ishte duke ushtruar me bashklojtarët.
Ishin te kota përpjekjet e bashkëlojtarëve por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjeqare

Shqiptari më i njohur i futbollit amerikan Serxho Guraleci ka vdekur të hënen me 21 janar 2013,përderisa ishte duke ushtruar me bashklojtarët.

Ishin te kota përpjekjet e bashkëlojtarëve por edhe e mjekut që erdhi pas 7 minutave që ta rikthejnë atë në jetë. Guraleci vdiq në moshën 22 vjeqare

“Vdekja e tij ishte e papritur dhe humbja e tij është një humbje e madhe në futbollin amerikan në tërë regjionin, shton kapiteni Steve Goralski. Guraleci ishte duke përjetuar ëndrrën e tij amerikane të cilën shijonte me suksese të shumta ndersa buzëqeshja e tij do mbetet gjithmonë ne mendjen time”.

Sipas dëshirës së tij të cilën ai kishte shprehur para shokëve dhe familjarëve të tij para se sa të vdiste, ai dëshironte të varrosej në vendlindjen e tij.

Klubi i Futbollit amerikan “Sterling Heights Stevenson” ka hapur një xhirollogari për të mbledhur para që të dërgojnë atë në vendlindjen e tij në Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...