Veseli: S’mbrohen të gjallët me rrënim varrezash

23 Janar 2013 - 11:44      

Në një shkrim autorial, botuar sot në “Koha Ditore”, ish-shefi i SHIK-ut dhe tash pretendent për udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me një ton të ashpër ka kritikuar prishësit e varrezave dhe të përmendoreve serbe në Kosovë, që ndodhën gjatë dy ditëve të shkuara në shenjë hakmarrjeje kundër largimit nga Beogradi të lapidarit ë UÇPMB –së në Preshevë.

Prishtinë, 23 janar – Në një shkrim autorial, botuar sot në “Koha Ditore”, ish-shefi i SHIK-ut dhe tash pretendent për udhëheqje të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, me një ton të ashpër ka kritikuar prishësit e varrezave dhe të përmendoreve serbe në Kosovë, që ndodhën gjatë dy ditëve të shkuara në shenjë hakmarrjeje kundër largimit nga Beogradi të lapidarit ë UÇPMB –së në Preshevë.

Pasi ka kritikuar Ivica Daçiqin për aksionin e tij në Preshevë, për, siç ka thënë Veseli, qëllime të ndarjes së Kosovës,  ai ka theksuar se “vaj për ata që i mbrojnë të gjallët duke rrënuar përmendoret e të vdekurve”, për të apeluar më pas në qetësi dhe në frenim emocionesh që nuk shpien drejt stabilizimit të mëtejmë të situatës në rajon. Si luftëtar për liri, ai kërkon respektim të të gjithëve, e edhe të armikut.  

(Shkrimi i plotë sot në “Koha Ditore”) 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...