Cheryl Cole: Nuk jam fejuar

23 Janar 2013 - 10:07      

Cheryl Cole ka hedhur poshtë të gjitha lajmet që tregonin se i dashuri i saj Tre Holloway është duke u përgatitur që t`i propozojë asaj martesë.
Këngëtarja e hitit “The Fight for This Love” është në lidhje me valltarin e saj që nga vera e vitit të kaluar dhe është raportuar se Holloway ka kërkuar bekimin nga babai i Colet që të martojë yllin e popit.

“Në rregull. Mjaft me këtë marrëzi nga mediet!! Nuk jam dhe nuk do të fejohem apo martohem! Ndaluni... Është shumë patetike dhe banale!!”, ka shkruar ajo në rrjetin social “Twitter”.

Cole më parë ka qenë e martuar me futbollistin Ashley Cole, por ata janë ndarë në vitin 2010, pasi që ai e kishte tradhtuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...