Në Mitrovicë vritet një i ri, arrestohet i dyshuari

23 Janar 2013 - 09:55      

Një person, rreth 23 vjeçar, është plagosur për vdekje me armë zjarri, në Mitrovicë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia raporton se incidenti besohet të ketë ndodhur para mesnatës, në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ndërsa viktima, B.O., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ishte dërguar në qendrën emergjente spitalore të Mitrovicës, ku edhe kishte ndërruar jetë.

Mitrovicë, 23 janar  - Një person, rreth 23 vjeçar, është plagosur për vdekje me armë zjarri, në Mitrovicë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Policia raporton se incidenti besohet të ketë ndodhur para mesnatës, në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ndërsa viktima, B.O., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri, ishte dërguar në qendrën emergjente spitalore të Mitrovicës, ku edhe kishte ndërruar jetë.

Policia e Kosovës është informuar lidhur me rastin përmes njoftimit nga personeli i Spitalit të Mitrovicës, të cilët kanë pranuar viktimën me plagë të rënda trupore të shkaktuara nga armë zjarri, ndërsa kanë konstatuar vdekjen e tij.

Hetuesit policorë të Drejtorisë rajonale të hetimeve në Mitrovicë së bashku me teknikët e kriminalistikës, nën udhëheqje të prokurorit të shtetit, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe inicimin e procedurave të rastit të vrasjes.

Një person, i përkatësisë etnike shqiptar, rreth 56 vjeçar, është arrestuar mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes, ndërsa me autorizim të prokurorit të shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor deri në 48 orë.

Një revole, tip “TT” e kalibrit 7.62mm, e identifikuar në pronësi të dyshuarit, e që besohet të ketë qenë e përfshirë në këtë rast, është sekuestruar dhe evidentuar si pjesë e provave materiale për ekzaminim të mëtejmë.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit publik, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...