“Syzet e Erës” - filmi më i mirë i nxënësve të Kosovës

23 Janar 2013 - 09:28      

Erës, një nxënëse e shkollës fillore, i shfaqen shenja të dobësimit të syve. Por familja e saj nuk ka mundësi t’ia blejë syzet. Këtë problem e vërejnë shokët dhe shoqet e klasës, të cilët vendosin t’i dalin në ndihmë. Ata gjejnë edhe mënyrën për t’i siguruar mjetet. Përgatisin ëmbëlsira, të cilat në një pushim në mes të orëve i shesin. Kjo nismë gëzon Erën, e cila me paratë e grumbulluara blen syzet.

Gjakovë, 23 janar - Erës, një nxënëse e shkollës fillore, i shfaqen shenja të dobësimit të syve. Por familja e saj nuk ka mundësi t’ia blejë syzet. Këtë problem e vërejnë shokët dhe shoqet e klasës, të cilët vendosin t’i dalin në ndihmë. Ata gjejnë edhe mënyrën për t’i siguruar mjetet. Përgatisin ëmbëlsira, të cilat në një pushim në mes të orëve i shesin. Kjo nismë gëzon Erën, e cila me paratë e grumbulluara blen syzet.

Kjo është tema e një filmi të shkurtër, që nxënësit e klasës IV-8 të shkollës nëntëvjeçare “Zekrija Rexha”, kanë fituar vendin e parë, në një garë që është organizuar nga USAID-i. Konkurrentë kanë qenë nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë. Shpërblimet janë ndarë të martën në mesditë në Gjakovë.

“Syzet e Erës” ka konkurruar në kuadër të filmave që promovojnë miqësinë. Mirëpo në një ceremoni që është mbajtur në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, janë shpërblyer filma edhe në katër kategori të tjera. Tri shpërblimet e parë kanë mbetur në Gjakovë. Ndërsa dy, për nxënësit e Prishtinës.

Shkolla “Zekirja Rexha” ka marrë shpërblimin për filmin më të mirë me krijimin “Sara Mollëkuqe”. Për këtë shkollë janë ndarë edhe tri çmime të dyta. “Punë cilësore dhe serioze, mësueset janë të interesuara dhe të përkushtuara për punë”, ka thënë drejtori i shkollës “Zekirja Rexha”, Agim Jaka, pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Një çmim i parë ka shkuar edhe për nxënësit e shkollës “Fehmi Agani” po ashtu në Gjakovë. Ata janë shpërblyer për dramën më të mirë me projektin “Pula e vogël kuqaloshe”.

“Atëherë do të jetë diçka speciale në Gjakovë. Kemi marrë shumë aplikime dhe gjysma e tyre kanë qenë nga Gjakova”, ka thënë udhëheqësi i programit të USAID-it, Keith Prenton. “Shpresoj se Gjakova do të vazhdojë të tregojë përmirësime në edukim”, ka shtuar ai.

Ndërsa çmimin për filmin më të mirë në anglisht e ka marrë “My dreams” i nxënësve të shkollës “Gjergj Fishta”’ në Prishtinë. Po nga kryeqyteti, fitues ka dalë edhe filmi që ka promovuar diversitetin, që ishte krijim i nxënësve të shkollës “Elena Gjika”.

Basic Education Program është një projekt që po realizohet së bashku me Ministrinë e Arsimit, ndërsa ka për qëllim të ngrejë shkathtësitë tek nxënësit si dhe përmirësim të cilësisë së arsimit.

Pjesë e programit është edhe gara në film. Në këtë edicion kanë konkurruar 50 filma në shkolla të ndryshme të Kosovës. “Jemi shumë të kënaqur për realizimet që kemi pasur për këtë garë. Në fillim kemi menduar që do të marrim aplikime nga nxënësit më të vjetër, por jemi befasuar kur kemi marrë aplikime më shumë nga klasat më të ulëta”, ka thënë Prenton.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...