“Tri dritare dhe një varje” nuk bëhet pa 700 mijë euro

23 Janar 2013 - 09:05      

Tetë vjet pauzë nga realizimi i projektit të fundit filmik, ia kanë shtuar dilemat. Regjisori Isa Qosja, bashkë me skenaristin Zymer Kelmendi, tek tani i kanë dhënë dorën e fundit” skenarit me të cilin në vitin 2011 fituan përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, për realizimin e filmit artistik me titull “Tri dritare dhe një varje”. Por Qosja nuk e ka ndërmend të nisë xhirimin e filmit, pa siguruar mjetet. Fiks 680 mijë euro është “çmimi” që i ka vënë regjisori filmit,

Prishtinë, 23 janar - Tetë vjet pauzë nga realizimi i projektit të fundit filmik, ia kanë shtuar dilemat. Regjisori Isa Qosja, bashkë me skenaristin Zymer Kelmendi, tek tani i kanë dhënë dorën e fundit” skenarit me të cilin në vitin 2011 fituan përkrahje nga Qendra Kinematografike e Kosovës, për realizimin e filmit artistik me titull “Tri dritare dhe një varje”. Por Qosja nuk e ka ndërmend të nisë xhirimin e filmit, pa siguruar mjetet. Fiks 680 mijë euro është “çmimi” që i ka vënë regjisori filmit, për realizimin e të cilit nga buxheti i shtetit janë ndarë 250 mijë euro. Qosja kishte paralajmëruar se do të dalë në shesh xhirimi në pranverën e vitit të kaluar, por deri më tani ende nuk është rrahur çaku i parë. Kjo nuk do të ndodhë deri në prill. Vendimi i fundit, që ka marrë regjisori, është që xhirimet për “Tri dritare dhe një varje” të realizohen gjatë periudhës 15 prill deri më 20 maj të këtij viti.

“Sapo i kemi dhënë dorën e shtatë skenarit. Kemi shtyrë afatin e xhirimeve, sepse jemi në kërkim të fondeve”, ka thënë Qosja (gjerësisht sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...