Jallikattu, sporti ku zbuten demat

23 Janar 2013 - 09:02      

Tifozë, gjyqtarë dhe participues janë tubuar në fshatin Tamil Nadu të qytetit Alanganallur të Indisë, për një sport të lashtë të Indisë, të njohur si jallikattu.
Sporti që ka të bëjë me zbutjen e demave është njëri prej sporteve më të vjetra në Indi.
Në jallikattu, matadorët (garuesit) përdorin vetëm duart, trupin dhe trimërinë për ta zbutur demin e egër. Në jallikattu, demi nuk mbytet në fund si në "luftën me dema" të Spanjës, por zbutet dhe dorëzohet. Shpërblimi me para është i lidhur për brirët e demit. Rregullat janë strikte dhe loja ka në vazhdimësi tension dhe shumë lëndime.

Madurai, 23 janar - Tifozë, gjyqtarë dhe participues janë tubuar në fshatin Tamil Nadu të qytetit Alanganallur të Indisë, për një sport të lashtë të Indisë, të njohur si jallikattu.

Sporti që ka të bëjë me zbutjen e demave është njëri prej sporteve më të vjetra në Indi.

Në jallikattu, matadorët (garuesit) përdorin vetëm duart, trupin dhe trimërinë për ta zbutur demin e egër. Në jallikattu, demi nuk mbytet në fund si në "luftën me dema" të Spanjës, por zbutet dhe dorëzohet. Shpërblimi me para është i lidhur për brirët e demit. Rregullat janë strikte dhe loja ka në vazhdimësi tension dhe shumë lëndime.

"Është sport i lashtë indian dhe të gjithë pjesëmarrësit ndihen krenarë që janë pjesë e kësaj loje. Natyrisht, rreziku është shumë i madh, por ne këtë e bëjmë për t'i nderuar stërgjyshërit tanë, të cilat e kanë luajtur këtë sport", tha njëri prej pjesëmarrësve të sportit të jallikattus.

Këtë vit, një person është mbytur, kurse 67 të tjerë janë lënduar gjatë pjesëmarrjes në lojën jallikattu. Jallikattu është sport tradicional në Indi, i cili thuhet se është luajtur në shekullin e tretë, para erës së re.

Shpërblimet kryesore: frigoriferë, TV e lavariqe

Për herë të parë këtë vit, matadorët e suksesshëm kanë marrë shpërblime si frigoriferë, televizorë LCD, lavatriqe dhe zinxhirë të arit. Gjithashtu janë ndarë është shpërblimet e vogla tradicionale: biçikleta, monedha të arta, dollapë, enë të çelikta dhe materiale për qepje të rrobave.

"Shpërblimet ishin fantastike, për herë të parë matadorët më të suksesshëm kanë marrë televizorë LCD", tha njëri prej organizatorëve.

Gjithashtu këtë vit për herë të parë janë suspenduar edhe disa nga garuesit, për shkak të dhunës ndaj demave siç ishte shkelmimi dhe tërheqja për bishti.

Njëri prej demave pjesëmarrës ka pasur përfundim fatal, pasi është përplasur me një autobus të qytetit. Demi ka pësuar lëndime të rënda dhe veterinarët nuk kanë mundur ta shpëtojnë. Për këtë aksident, menjëherë kanë reaguar aktivistët e organizatave për të drejtat e kafshëve, të cilët kanë kërkuar mbrojtjen e demave.

Shkaku i ankesave të mëdha të këtyre aktivistëve, në muajin mars të vitit 2006, Gjykata e Lartë e Madurait e pati ndaluar sportin e jallikattus. Mirëpo, protestat njëvjeçare të fshatarëve të fshatit Tamil Nadu, bënë që vendimi të ndryshojë.

Rregullat e jallikattus dhe llojet e demave që marrin pjesë

Këtë vit, plot 481 dema ishin regjistruar për të qenë pjesë e jallikattus, por 22 prej tyre ishin refuzuar për shkak të mungesës së kontrollimeve nga ana e veterinarit. Të gjithë llojet e demave janë të lejuar të marrin pjesë në jallikattu, por disa janë të preferuar, si ata të llojit: "Cape buffalos", "Indian Gaur bull" dhe "Aurochs".

Demat e llojit "Cape buffalos", janë të njohur si shumë të egër, pasi ata dalin në dyluftim edhe kundër luanëve. "Indian Gaur Bull" nuk ikën as nga tigri dhe është njëri prej llojeve më të egra të demave, ndërsa ata të "Aurochs", llogariten si racë vendore e njohur për sjellje të natyrës së ashpër.

"Matadorët duhet të jenë trima të mëdhenj kur vendosin ta ndjekin demin për ta zbutur. Të gjithë demat janë shumë të rrezikshëm dhe të egër", tha njëri prej organizatorëve, i cili bëri të ditur se gara fillon në orën tetë të mëngjesit, pa filluar punën stacioni policor i fshatit, në mënyrë që mos të kenë probleme. "Ky është sport i lashtë që zhvillohet në kohën moderne".

Demat e zgjedhur ushqehen me një dietë strikte, e cila i forcon dhe i bën edhe më të egër për garë. Demat detyrohen edhe të notojnë gjatë procesit stërvitor, i cili zgjat me muaj të tërë.

Rregullat e lojës janë të thjeshta: matadorët vrapojnë pas demit dhe synojnë të kapen për gungën e tij. Duhet ta rrëzojnë në tokë dhe të presin derisa demi të qetësohet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...