Paratë e ryshfetit u dhanë me thes bërlloku

23 Janar 2013 - 08:46      

Një qese të zezë bërlloku, Hilmi Bellopoja e kishte mbushur plot me para. 100 mijë euro i kishte futur në të për t’i dhënë ryshfet për një tender.
Hilmi Bellopoja kishte fituar tenderin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e Parkut Industrial në Korroticë, në vitin 2005. Kompania e tij “Eltoni” ishte më e lira dhe ishte shpallur fituese. Por pak para se ta nënshkruante kontratën ishte kontaktuar nga Nexhat Krasniqi, i cili atë kohë ishte shef i Departamentit të Prokurimit. Arsyeja e takimit, sipas Bellopojës, ishte lypja e 180 mijë eurove nga Krasniqi, nëse do t’i nënshkruhej tenderi.

Prishtinë, 23 janar – Një qese të zezë bërlloku, Hilmi Bellopoja e kishte mbushur plot me para. 100 mijë euro i kishte futur në të për t’i dhënë ryshfet për një tender.

Hilmi Bellopoja kishte fituar tenderin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e Parkut Industrial në Korroticë, në vitin 2005. Kompania e tij “Eltoni” ishte më e lira dhe ishte shpallur fituese. Por pak para se ta nënshkruante kontratën ishte kontaktuar nga Nexhat Krasniqi, i cili atë kohë ishte shef i Departamentit të Prokurimit. Arsyeja e takimit, sipas Bellopojës, ishte lypja e 180 mijë eurove nga Krasniqi, nëse do t’i nënshkruhej tenderi.

“Paret kanë qenë të imta edhe u pat mbush kesja plot”, ka treguar Hilmi Bellopoja, i cili para pak javësh është akuzuar nga Prokurori Special, Besim Kelmendi, për tri vepra penale. Së bashku më të janë akuzuar edhe Nexhat Krasniqi, ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Adem Zogiani, ish-sekretar i përhershëm në MTI-në, Sadri Hykosmani, ish-zyrtar për Buxhet dhe Financa në këtë ministri, si dhe Safet Fazliu, shef i Divizionit për përkrahje dhe zhvillim regjional në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë.

(Kush është i akuzuar lidhur me këtë rast, cilët janë bashkëpunëtorët e tij, si u ndanë dhe kush i mori paratë, çfarë thotë lidhur me këtë prokurori i rastit dhe shumë gjëra të tjera, lexoni më gjerësisht sot në “Koha Ditore”.)


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...