Eurozona, me kryetar të ri

22 Janar 2013 - 21:26      

Eurozona ka emëruar ministrin holandez të Financave, Jerun Dejselblum, për kryetar të ri të eurozonës, post ky të cilin deri tash e mbante Jean Claude Junker. Dejselblum deklaroi se dëshiron që Eurozona të vazhdojë rrugën e reformave ekonomike dhe me masat e kursimit për

Bruksel, 22 janar - Eurozona ka emëruar ministrin holandez të Financave, Jerun Dejselblum, për kryetar të ri të eurozonës, post ky të cilin deri tash e mbante Jean Claude Junker. Dejselblum deklaroi se dëshiron që Eurozona të vazhdojë rrugën e reformave ekonomike dhe me masat e kursimit për të zgjidhur kështu krizën e borxheve. “Solidariteti është në majën e prioriteteve të mia dhe jam i bindur që angazhimi për buxhetet e baraspeshuara në shtetet e ndryshme nuk është në konflikt me qëllimin e solidaritetit”, tha zyrtari holandez. Dejselblum është konfirmuar kryetar i eurozonës në një takim të ministrave, i cili është mbajtur në Bruksel. Ai, megjithatë, nuk ka arritur të fitojë mbështetjen unanime, pasi Spanja ka votuar kundër tij.  Dejselblaum i cili në aspektin politik i takon qendrës së djathtë dhe ministër i Financave ishte vetëm gjashtë javë para se të merrte ftesën nga Eurogrupi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...