OKB: 4 milionë u shtohen të papunëve në botë

22 Janar 2013 - 21:15      

Numri i të papunëve në botë është rritur për 4 milionë në vitin 2012, duke arritur në 197 milionë gjithsej dhe pritet që ky numër të rritet edhe më tej, paralajmëron agjencia e OKB-së për punësim. Në një raport, Organizata Ndërkombëtare e Punësimit njofton se më të prekurit

Gjenevë, 22 janar - Numri i të papunëve në botë është rritur për 4 milionë në vitin 2012, duke arritur në 197 milionë gjithsej dhe pritet që ky numër të rritet edhe më tej, paralajmëron agjencia e OKB-së për punësim. Në një raport, Organizata Ndërkombëtare e Punësimit njofton se më të prekurit janë të rinjtë: rreth 13% e personave nën 24 vjeç janë të papunë. Kjo organizatë parashikon që numri i të papunëve të rritet për 5.1 milionë këtë vit dhe për 3 milionë në vitin 2014. Raporti i titulluar “Trendet Globale të Papunësisë 2013”, njofton se 6% e forcës punëtore në botë mbeti pa punë gjatë 2012-ës. Aty gjithashtu thuhet se është rritur ndjeshëm edhe numri i atyre që nuk gjejnë punë për një kohë të gjatë, duke theksuar se një e treta e të papunëve në Evropë janë në kërkim të një pune prej më shumë se 1 viti. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...