BERZH: Rritja ekonomike në Shqipëri 1.8%

22 Janar 2013 - 21:03      

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 1.8 për qind në vitin 2012, duke korrigjuar pozitivisht vlerësimin e mëparshëm. Në tetor BERZH kishte deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2012 do të ishte rreth 0.6 për qind, por ecuria e mirë e

Tiranë, 22 janar - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim deklaroi se ekonomia shqiptare u rrit me 1.8 për qind në vitin 2012, duke korrigjuar pozitivisht vlerësimin e mëparshëm. Në tetor BERZH kishte deklaruar se rritja ekonomike për vitin 2012 do të ishte rreth 0.6 për qind, por ecuria e mirë e prodhimit në tremujorin e tretë ka ndryshuar edhe vlerësimin përfundimtar.“Ekonomia shqiptare u ngadalësua dukshëm në gjashtëmujorin e parë të vitit, por rritja u përshpejtua në tremujorin e tretë si rezultat i gjallërimit në sektorin e manifakturës dhe industrive nxjerrëse”, vlerëson BERZH në raport. Megjithatë ky institucion paralajmëron se lidhjet e ngushta të Shqipërisë me Italinë dhe Greqinë do të vazhdojnë të shërbejnë si një faktor frenues mbi rritjen ekonomike edhe gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa borxhi i lartë publik nuk lejon hapësira për stimul fiskal. Ekonomia shqiptare ka vijuar të mbajë një normë më të lartë rritje se ekonomitë e tjera të rajonit duke u renditur e dyta pas Kosovës, ku prodhimi kombëtar u rrit me 2.5 për qind.



 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...