Nis audicioni për "Ëndrra e një nate vere” në Teatrin Kombëtar

22 Janar 2013 - 13:41      

Një ere e re po frynë në Teatrin Kombëtar. Ky është audicioni i dytë që zhvillohet vetëm për dy javët e këtij viti.
Aktorë të njohur dhe të rinj po presin për t’u testuar nga regjisori amerikane John Blondell, i cili do të ngjisë në skenë komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere".

Tiranë, 22 janar - Një ere e re po frynë në Teatrin Kombëtar. Ky është audicioni i dytë  që zhvillohet vetëm për dy javët e këtij viti.

Aktorë të njohur  dhe të rinj  po presin për t’u testuar  nga regjisori amerikane John Blondell, i cili do të ngjisë në skenë  komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere".

 Regjisori dhe shekspirologu amerikan, pas 25 vjetësh karriere në skenat e botës me veprat e Shekspirit, pranon se ka ardhur në Shqipëri të zbulojë një tokë të re në fushën e teatrit dhe për të realizuar për herë të parë një Shekspir në shqip, raporton ABCnews.

"Është përvoja e parë për mua që të vë këtë vepër në skenën e një vendi dhe në gjuhën kombëtare. Arsyeja e dytë është se ne jemi në kërkim të një toke të panjohur, apo dickaje të re, dhe të freskët", u shpreh ai.

"Ëndrra e një nate vere", e Blondell do të sjellë një Shekspir krejt ndryshe, te ndërthurur me elementë shqiptarë.

"Unë jam i dashuruar pas kësaj pjese, është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë. Qëllimi im është ta bëj veçanërisht ndryshe këtë Shekspir, por edhe veçanërisht shqiptar", vijon regjisori.

Për veprën që do të këtë premierën në maj, Blondell ka nisur audicionet dhe ka vlerësuar larminë e zërave femëror të aktoreve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...