Këshilli i Evropës, hapi i parë konkret drejt pranimit të Kosovës

22 Janar 2013 - 12:58      

Pas një debati dy-orësh, Këshilli i Evropës e ka miratuar një Rezolutë që e ka për rekomandim kryesor vënien e kontakteve direkte ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Kosovës, që është hapi i parë drejt pranimit të shtetit në këtë organizatë. Votat kanë qenë në raport 115-11, raporton gazetari i KTV-së në Strasbuorg, Xhemajl Rexha.

Strasbuorg,  22 janar - Pas një debati  dy-orësh, Këshilli i Evropës e ka miratuar një Rezolutë që e ka për rekomandim kryesor vënien e kontakteve direkte ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Kosovës, që është hapi i parë drejt pranimit të shtetit në këtë organizatë. Votat kanë qenë në raport 115-11, raporton gazetari i KTV-së në Strasbuorg, Xhemajl Rexha.
Rezoluta erdhi si pjesë e raportit të deputetit suedez, Björn von Sydoë, që propozoi se është koha e fundit që Kosova të përfitojë më shumë nga programet për të drejtat e njeriut të kësaj organizate. Në raport Sydow sheh si problem moszbatimin e ligjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, shpreh shqetësim për mosluftimin e mjaftueshëm të krimit të organizuar e korrupsionit si dhe për lirinë e medies.

Para se të japë rekomandimet e tij, e të flasë për disa përparime Sydow ka thënë se Kosova është vend i lodhur, me gjysmën e popullatës të papunë, dhe me korrupsionin e shtrirë kudo. Shumica e folësve i kanë dhënë përkrahje Kosovës dhe zhvillimeve në të, duke kërkuar më shumë angazhim në disa fusha. Serbia ka kërcënuar me lëkundje të dialogut me Kosovën, nëse shkohet përpara me planin për afrimin e Prishtinës tek një anëtarësim i mundshëm në Këshillin e Evropës. Vetëm përfaqësuesi i Rusisë, dhe një e Greqisë kanë përkrahur Serbinë në kërkesën e saj për të ndaluar këtë hap.

Përkrahjen më të fortë Kosovës  i kanë dhënë përfaqësues të Gjermanisë, Francës e Turqisë, kurse Ermira Mehmeti – Devaja e BDI-së në Maqedoni ka qenë e vetmja që ka ngritur çështjen e tensioneve në Preshevë.

Nga anash debatin e kanë dëgjuar deputetët e Kuvendit, Hydajet Hyseni dhe Vjosa Osmani, që kanë marrë pjesë në një sesion të mbyllur me Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci, që edhe e ka prezantuar Rezolutën.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...