Lirohet për qarkullim rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

18 Janar 2013 - 16:37      

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë njoftoi sot pasdreke se pos rrugëve të tjera në këtë rajon, para pak çastesh është liruar për qarkullim edhe rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e cila ka qenë e mbyllur për automjeteve transportuese të mallrave dhe për autobusë për arsye të gjendjes së rrugës në anën e Malit të Zi.

Pejë, 18 janar – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë njoftoi sot pasdreke se pos rrugëve të tjera në këtë rajon, para pak çastesh është liruar për qarkullim edhe rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e cila ka qenë e mbyllur për automjeteve transportuese të mallrave dhe për autobusë për arsye të gjendjes së rrugës në anën e Malit të Zi.

Megjithëkëtë, Policia iu rekomandon shoferëve që të shtojnë masat e kujdesit në qarkullim dhe patjetër të kenë me vete edhe pajisjet adekuate dimërore, sepse, si thuhet, mund të ketë ndryshime të rrethanave të motit dhe që rrugët të mbyllen edhe gjatë udhëtimit.

Ndryshe, në mbarë zonën e Dukagjinit gjendja e rrugëve për qarkullim sot është e kënaqshme dhe të gjitha janë të kalueshme pa ndonjë vështirësi.

Edhe rruga Pejë-Rugovë (Kuqishtë) është e kalueshme, mirëpo kërkohet kujdes i shtuar për shkak të reshjeve të shiut dhe borës dhe rrezikut të paraqitjes së ortekëve, në veçanti nga kilometri i 6-të deri në kilometrin e 9-të. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...