Të drejtat e punëtorëve të Distribucionit mbrohen me ligje të Kosovës

18 Janar 2013 - 15:49      

Në procesin e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe funksionimin e kompanisë KKDFE-së do të mbrohen të gjitha të drejtat e të punësuarve në këtë kompani, u theksua gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishte sot me delegacionin e sindikalistëve në përbërje të së cilit ishin kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Distribucionit dhe Furnizimit, Fehmi Pajaziti.
Në takim ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Bordit te Zyrës se Rregullatorit, kryetari i Bordit të KEK-ut, drejtori menaxhues i KEK-ut dhe kryetari i Bordit të KKDFE-së.

Prishtinë, 18 janar - Në procesin e përmbylljes së procesit të privatizimit dhe funksionimin e kompanisë KKDFE-së do të mbrohen të gjitha të drejtat e të punësuarve në këtë kompani, u theksua gjatë takimit që ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishte sot me delegacionin e sindikalistëve në përbërje të së cilit ishin kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Haxhi Arifi dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Distribucionit dhe Furnizimit, Fehmi Pajaziti.

Në takim ishin të pranishëm edhe kryesuesi i Bordit te Zyrës se Rregullatorit, kryetari i Bordit të KEK-ut, drejtori menaxhues i KEK-ut  dhe kryetari i Bordit të KKDFE-së.

Ministri Beqaj u ka dhënë garanci përfaqësuesve te sindikatës se gjatë këtij procesi do të respektohen në plotni ligjet e Kosovës dhe kontrata e privatizimit. Me ketë rast ai  ka theksuar se sipas kontratës së privatizimit të gjithë punëtorëve u garantohen kontrata trevjeçare dhe se në funksionimin e kompanisë së privatizuar do të respektohet Ligji i Punës.

Ministri gjithashtu theksoi se monitorimi i implementimit të kontratës së privatizimit do të bëhet nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, institucion që i përgjigjet vetëm Kuvendit.

Në takim janë sqaruar dilemat dhe shqetësimet e punëtorëve dhe është arritur pajtueshmëri për bashkëpunim të ngushtë dhe gjithanshëm me Bordin e KEDS-it dhe kryeshefin ekzekutiv, me qëllim që të realizohen objektivat e parashtruara me procesin e privatizimit dhe njëkohësisht të sigurohen mbrojta e të gjitha të drejtave të punëtorëve në bazë të ligjit dhe kontratës mbi privatizimin.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...