Stefanoviq druhet nga fond i Prishtinës për veriun

18 Janar 2013 - 15:40      

Ish shefi i ekipit negociatior në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka thënë se fondi për mbledhjen e parave të vjela nga doganat në veri, nuk duhet të menaxhohet nga Kosova, njoftojnë medie serbe.

Beograd, 18 janar - Ish shefi i ekipit negociatior në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka thënë se fondi për mbledhjen e parave të vjela nga doganat në veri, nuk duhet të menaxhohet nga Kosova, njoftojnë medie serbe.

Në takimin e së enjtes është arritur marrëveshje e përkohshme për doganat mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Por, derisa Thaçi ka thënë se doganat do mblidhen sipas ligjeve kosovare, Daçiq ka thënë se do të themelohet një fond i veçantë për të vjelat nga doganat në veri.

“Po që se ky është fondi i njëjtë që me vite po paralajmërohet nga Prishtina, kjo është një gjë shumë e keqe”, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se do të ishte zgjidhja më e mirë, po që se ky fond mirëmbahet nga BE-ja.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...