Daçiq: Nuk ka demontim të institucioneve serbe

18 Janar 2013 - 15:30      

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në një bisedë për B92 ka hedhur poshtë pohimet e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi se është arritur marrëveshja për demontimin institucioneve serbe në veri.

Beograd, 18 janar- Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq në një bisedë për B92 ka hedhur poshtë pohimet  e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi se është arritur marrëveshja për demontimin institucioneve serbe në veri.

"Secili mund të interpretojë në mënyrën e vet. Nuk është e vërtetë të kemi filluar demontimin, kemi filluar bisedimet se si duket veçantia, pozita speciale e popullit serb në Kosovë në situatën kur nuk flitet për statusin final", ka thënë Daçiq.

Daçiqi ka shtuar se tani “po vjen zgjidhja që është dhënë në platformën serbe".

"Ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës, por ne na intereson si është i organizuar populli serb, përkatësisht si do të funksionojë bashkësia e komunave serbe, cilat do të jenë kompetencat dhe institucionet e saj”, ka thënë Daçiq.

Në pyetjen se a do të mbesin institucionet serbe në Kosovë, Daçiq është përgjigjur: 

"Këto institucione të popullit serb të cilat duhet ndërtuar, do të jenë në vend të institucioneve që dikush i konsideron institucione të Serbisë. Ato edhe tani janë institucione të popullit serb, porse ato do të jenë institucione që do të njihen edhe nga ana e Prishtinës”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...