"Serbët nuk do t'i paguajnë doganat"

18 Janar 2013 - 15:13      

Përfaqësues të komunave veriore të Kosovës do të mblidhen në Zveçan të hënën për të diskutuar marrëveshjen e fundit për doganat të arritur në Bruksel mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.
Në seancë do të marrin pjesë kryetarët ilegalë të komunave veriore dhe politikanë tjerë që veprojnë në veri të Kosovës.

Mitrovicë, 18 janar - Përfaqësues të komunave veriore të Kosovës do të mblidhen në Zveçan të hënën për të diskutuar marrëveshjen e fundit për doganat të arritur në Bruksel mes kryeministrit kosovar Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.

Në seancë do të marrin pjesë kryetarët ilegalë të komunave veriore dhe politikanë tjerë që veprojnë në veri të Kosovës.

Ndërkohë, Slavisha Ristiq nga Zubin Potoku, ka thënë se serbët “nuk do t'ia paguajnë doganat e as tatimet shtetit të pavarur të Kosovës”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë kanë thënë se marrëveshja e arritur për doganat është në interes të serbëve.

Kryeministri i Kosovës, pas takimit të së enjtes në Bruksel, ka thënë se "doganat do të paguhen sipas standardeve që ka caktuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës”.

Homologu i ti serb ndërkaq, Ivica Daçiq, tha se paratë e mbledhura nga doganat në veri do të mblidhen në një fond që do të themelohet nga Bashkimi Evropian dhe ato do të shfrytëzohen vetëm për veriun e Kosovës.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...