Femrat më së shumti i frikësohen dentistit dhe pastaj peshores

18 Janar 2013 - 15:04      

Qëndrimi në peshore pas ditëve festive është makth për 40 për qind të femrave.
Peshorja është armiku më i madh i femrës, thonë mitet urbane, por është treguar që megjithatë kjo nuk është e vërtetë, por që vendin e parë e mbajnë dentistët. Pas këtyre, frikën më të madhe femrat e kanë nga kalimi i provimit për vozitës, gjendja e llogarisë pas shopingut dhe depilimi brazilian, ka treguar hulumtimi i kryer në Britani të Madhe.

Qëndrimi në peshore pas ditëve festive është makth për 40 për qind të femrave.

Peshorja është armiku më i madh i femrës, thonë mitet urbane, por është treguar që megjithatë kjo nuk është e vërtetë, por që vendin e parë e mbajnë dentistët. Pas këtyre, frikën më të madhe femrat e kanë nga kalimi i provimit për vozitës, gjendja e llogarisë pas shopingut dhe depilimi brazilian, ka treguar hulumtimi i kryer në Britani të Madhe.

Kilogramët e tepërt janë aq të frikshëm sa që një pjesë e mirë e femrave më shumë i frikësohet shikimit të numrave në peshore se sa ndarjes nga i dashuri.

Rezultatet intersante kanë treguar që kuleta e zbrazët është po aq e frikshme sa edhe mundësia që kolegët e punës t’i shohin lakuriq, derisa nga ndërprerja e lidhjes si nga dreqi frikësohen vetëm 12 për qind femra.

Por, qëndrimi në peshore nxit aq shumë frikë sa që femrat mesatarisht kanë nevojë për dy javë për të vendosur të kontrollojnë kilogramët pas festave.

Përveç kësaj, janari është stresues edhe për shak të zotimeve të Vitit të Ri të cilat shumë femra i marrin në mënyrë shumë impulsive dhe kanë vështirësi me mbajtjen e zotimeve. Njëzetë për qind e meshkujve dhe 17 për qind e femrave kanë pranuar që do të gënjejnë familjen dhe miqtë që nuk kanë shkelur zotimin derisa 20 për qind e femrave janë nën presion nëse u përmbahen vendimeve të veta më gjatë se partneri i tyre.

Prandaj, relaksohuni dhe mos lejoni që peshorja dhe zotimet t’u çojnë në depresionin dimëror.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...