Me e pa Krasniqin e Limajn, PDK mban Kongresin

18 Janar 2013 - 10:03      

Me, apo pa sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, e nënkryetarin Fatmir Limaj, Kongresi i partisë më të madhe në vend do të mbahet më 26 e me 27 janar. Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, ka deklaruar se kongresi nuk do të shtyhet, madje për të, tashmë janë bërë përgatitjet deri në detajet më të vogla. Megjithëse flitet se sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, ka “kërcënuar” me largim nga partia nëse nuk shtyhen zgjedhjet për të pritur e

Prishtinë, 18 janar - Me, apo pa sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, Jakup Krasniqi, e nënkryetarin Fatmir Limaj, Kongresi i partisë më të madhe në vend do të mbahet më 26 e me 27 janar. Koordinatori i zgjedhjeve në PDK, Basri Musmurati, ka deklaruar se kongresi nuk do të shtyhet, madje për të, tashmë janë bërë përgatitjet deri në detajet më të vogla. Megjithëse flitet se sekretari i përgjithshëm i partisë, Jakup Krasniqi, ka “kërcënuar” me largim nga partia nëse nuk shtyhen zgjedhjet për të pritur edhe lirimin e nënkryetarit Fatmir Limaj, Musmurati është i bindur se pikërisht Jakup Krasniqi është ai i cili do ta bëjë hapjen e këtij kongresi, meqë kjo parashihet me statutin e partisë. Megjithatë e pranon se Krasniqi është tërhequr pak nga partia, por thotë se Krasniqi nuk ka probleme me PDK-në, por me individë. PDK-ja ka probleme serioze në degët e Prishtinës dhe Vitisë, para mbajtjes së zgjedhjeve në nivel qendror në parti.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...