Rona në studion ku incizojnë yjet e muzikës botërore

18 Janar 2013 - 10:01      

Këngëtarja e cila vitin e kaluar i dha Shqipërisë pozitën më të lartë në festivalin evropian të këngës, “Eurovision”, ka nisur vitin 2013 me incizimin e materialeve të reja. E studio në të cilën Rona Nishliu ka nisur të incizojë është goxha e njohur. Studio “E” e “Writers Studio” që është pjesë e shtëpisë diskografike “Premiere Studios” që gjendet në New York është hapësira në të cilën Rona ka nisur incizimet së bashku me “Berman Brothers”, që njihen si producentë të grupeve me nam “Marron 5”, “Coldplay” e “Buena Vista Social Club” e këngëtarët si Sting, Reamon, Cher, Dido e Real Mc Coy.

Prishtinë, 18 janar - Këngëtarja e cila vitin e kaluar i dha Shqipërisë pozitën më të lartë në festivalin evropian të këngës, “Eurovision”, ka nisur vitin 2013 me incizimin e materialeve të reja. E studio në të cilën Rona Nishliu ka nisur të incizojë është goxha e njohur. Studio “E” e “Writers Studio” që është pjesë e shtëpisë diskografike “Premiere Studios” që gjendet në New York është hapësira në të cilën Rona ka nisur incizimet së bashku me “Berman Brothers”, që njihen si producentë të grupeve me nam “Marron 5”, “Coldplay” e “Buena Vista Social Club” e këngëtarët si Sting, Reamon, Cher, Dido e Real Mc Coy.

Vetë Rona e cila me këngën e njohur të saj “Suus” kishte fituar vendin e pestë në ‘Eurosong” për të vazhduar më pas me paraqitjet e saj në Rusi dhe koncertin me Orkestrën Simfonike të Sarajevës, nuk ka dashur të zbulojë detaje se për çfarë materialesh muzikore bëhet fjalë.

“Krejt çka mund të them është se jam duke incizuar disa materiale të reja muzikore në studion ‘Premiere...’ bashkë me ‘Berman Brothers’, të cilët punojnë në atë studio”, ka thënë Rona për gazetën. Incizimi i këtyre materialeve të reja muzikore, sipas Ronës, do të zgjasë tri ditë. Por Rona ka treguar se gjatë kësaj kohe ajo është duke bërë goxha qejf.

“Tepër lezet. Studio ku po incizoj është e studio e atyre që e bëjnë muzikën”, ka thënë Rona. “Plus krejt këtë e bën edhe më të mirë mbështetja e Fadil Berishës”, ka shtuar ajo. E studio në të cilën po incizon Rona - e cila së fundmi ka lansuar këngën ‘Se vetëm zemra flet saktë’ - ka goxha emër në Amerikë. Yjet e muzikës botërore si Rihanna, Jenifer Hudson, “Coldplay”, Chris Brown, Bon Jovi, Ashanti, Madonna janë vetëm disa nga dhjetëra artistë të cilët incizojnë në këtë studio. Sipas të dhënave të vet studios “Premiere...” aty ka incizuar edhe ylli i ndjerë Whitney Huston. Ndërsa vëllezërit Frank dhe Christian Berman me ndihmën e të cilëve po incizohen materialet e reja të Ronës, janë të njohur për suksesin e tyre në muzikë për çka edhe kanë marrë çmime të ndryshme. Në vitin 2001 ata kishin marrë çmimin “Grammy” për prodhimin e këngës “Who let the Dogs Out” nga Baha Men. Revista e njohur muzikore “Bilboard magazine” i kishte futur “Berman Brothers” në listën e 20 producentëve më të suksesshëm të muzikës.

Rona nuk ka pranuar të tregojë se çka saktësisht do të bashkëpunojë me “Berman Brothers”, të cilët që prej vitit 1994 kanë rreth 80 “Gold and Plantinum Records” për krijimin e hiteve botërore.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...