Kosovarët në Shqipëri më s'do të llogariten të huaj

18 Janar 2013 - 09:47      

Nga edicioni i ardhshëm futbollistët nga Kosova do të numërohen si vendorë në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Aktualisht lojtarët nga Kosova në Shqipëri llogariten të huaj, por sipas Dukës ka ardhur koha për ndryshime. Të dielën grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë "Tifozat Kuq e zi" kërkuan nga FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Kosovës që në Shqipëri lojtarët nga Kosova të numërohen vendorë, njëjtë si do të vlerësoheshin lojtarët nga Shqipëria në Kosovë.

Prishtinë, 18 janar - Nga edicioni i ardhshëm futbollistët nga Kosova do të numërohen si vendorë në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Aktualisht lojtarët nga Kosova në Shqipëri llogariten të huaj, por sipas Dukës ka ardhur koha për ndryshime. Të dielën grupi i tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë "Tifozat Kuq e zi" kërkuan nga FSHF-ja dhe Federata e Futbollit e Kosovës që në Shqipëri lojtarët nga Kosova të numërohen vendorë, njëjtë si do të vlerësoheshin lojtarët nga Shqipëria në Kosovë.

"Lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj në kampionatin shqiptar. Ka ardhur koha që edhe ne ta bëjmë një ndryshim të tillë, ndaj do të bisedojmë me homologët kosovarë për këtë çështje dhe me fillimin e sezonit të ri futbollistik lojtarët kosovarë nuk do të konsiderohen më si të huaj", ka thënë Duka të mërkurën. Ai ka përmendur shembullin e Greqisë, ku lojtarët nga Shqipëria llogariten si komunitarë, njëjtë si ata të vendeve të Bashkimit Evropian.(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...