Në Bruksel, marrëveshje e përkohshme për doganat

18 Janar 2013 - 03:04      

Pas më shumë se 5 orësh takim me ndërmjetësimin e Catherine Ashton, në Bruksel kanë arritur marrëveshje për doganat kryeminsitri Thaci i Kosovës dhe ai Daçiq i Serbisë. Në një komunikatë të shkurtër Ashton ka thënë se palët janë pajtuar për vazhdim intensiv të dialogut në shkurt për të bërë përparime për një sërë fushash.

Pas më shumë se 5 orësh takim me ndërmjetësimin e Catherine Ashton, në Bruksel kanë arritur marrëveshje për doganat kryeminsitri Thaci i Kosovës dhe ai Daçiq i Serbisë. Në një komunikatë të shkurtër Ashton ka thënë se palët janë pajtuar për vazhdim intensiv të dialogut në shkurt për të bërë përparime për një sërë fushash.

“Duke përcjellur marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijeve në takimin tonë të fundit më 4 dhjetor 2012 dhe zbatimin e tij në 4 pika kalimtare, të dy kryeministrat kanë ardhur në një mirëkuptim të përkohshëm për mbledhjen e taksave, të doganave dhe të TVSH-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar pak pas takimit, raporton KTV-ja.

Në një deklaratë për mediat kosovare pas takimit, kryeminsitri Thaci ka bërë publike marrëveshjen për doganat duke thënë se ato do të paguhen sipas ligjeve të Kosovës. Thaci gjithashtu ka bërë me dije se kryeministri serb, Daciq e ka marrë si obligim largimin e strukturave paralele të Serbisë në veri të Kosovës.

Kryeministri ka thënë se serbëve në veri do t’u jepet mundësia që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë lokalë në veri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...