Ka filluar takimi Thaçi – Daçiq

17 Janar 2013 - 22:37      

Në Bruksel pas orës 20 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe baroneshës Catherine Ashton, njoftoi zëdhënësja e kryeshefes së diplomacisë evropiane, maja Kocijançiç.

Bruksel, 17 janar – Në Bruksel pas orës 20 ka filluar takimi trepalësh ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, dhe baroneshës Catherine Ashton, njoftoi zëdhënësja e kryeshefes së diplomacisë evropiane, maja Kocijançiç.

Takimi është duke u zhvilluar në kabinetin e Catherine Ashton, e cila para kësaj pati takime të ndara me secilin nga dy kryeministrat.

Është paralajmëruar që në darkën e punës, pos zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve kufitare, për herë të parë do të bëhet fjalë edhe për veriun e Kosovës.

Pritet që pjesëmarrësit në takim më vonë do të prononcohen për gazetarët. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...