SHBA-ja kërkon sqarime nga qeveria algjeriane

17 Janar 2013 - 22:00      

Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara në lidhje me raportet për vrasjet e ndodhura gjatë një operacioni të forcave algjeriane për të liruar pengjet e rrëmbyera nga militantët islamikë në një uzinë gazi në lindje të Algjerisë.

Washington, 17 janar - Shtetet e Bashkuara thanë se janë të shqetësuara në lidhje me raportet për vrasjet e ndodhura gjatë një operacioni të forcave algjeriane për të liruar pengjet e rrëmbyera nga militantët islamikë në një uzinë gazi në lindje të Algjerisë.

Zëdhënësi Jay Carney tha se Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar sqarime qeverisë algjeriane.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik, David Cameron tha se Britanisë nuk i është dhënë ndonjë njoftim paraprak për operacionin algjerian.

Presidenti francez Francois Hollande tha se kriza e pengjeve në Algjeri tregon se ndërhyrja e Francës në shtetin fqinj me Algjerinë, Mali, ishte e justifikuar.

Militantët kanë uzurpuar uzinën dhe kanë rrëmbyer dhjetëra pengje të huaja dhe algjeriane.

Ata kërkuan që Franca të ndalë operacionin kundër militantëve në Mali.

Militantët njoftuan se 34 pengje dhe 14 rrëmbyes u vranë në sulmin ushtarak të së enjtes.

Mediat algjeriane raportojnë se disa nga të huajt janë shpëtuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...