Lance Armstrongut i merret medalja olimpike

17 Janar 2013 - 21:52      

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (OIC) ia ka hequr Lance Armstrongut një medalje të bronztë olimpike, të marrë në Olimpiadën e vitit 2000, pas diskualifikimit të tij për shkak të dopingut.
Një zëdhënës i komitetit tha se OIC i ka dërguar një letër Armstrongut për t’i kërkuar kthimin e medaljes.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (OIC) ia ka hequr Lance Armstrongut një medalje të bronztë olimpike, të marrë në Olimpiadën e vitit 2000, pas diskualifikimit të tij për shkak të dopingut.

Një zëdhënës i komitetit tha se OIC i ka dërguar një letër Armstrongut për t’i kërkuar kthimin e medaljes.

Armstrongu tashmë është zhveshur nga shtatë titujt e fituar në Tour de France dhe është diskualifikuar nga të gjitha garat në të cilat ka marrë pjesë që nga vitit 1998.

Vendimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar vjen në ditën e njëjtë kur do të transmetohet intervista e Armstrongut dhënë Oprah Winfreyt.

Thuhet se gjatë intervistës ai ka pranuar se ka marrë droga për të rritur performansën në kuadër të garave.

Agjencia amerikane Anti-doping, muaj më parë nxori një raport të detajuar, që e akuzonte ekipin e Armstrongut se ka zhvilluar programin më të sofistikuar të dopingut në historinë e çiklizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...